Qytetarët e Kosovës janë tronditur këtë fundvit nga çmimi i lartë i faturave të energjisë elektrike që të paktën është dyfishuar të shumica e qytetarëve. Megjithatë, nga Qeveria e Kosovës askush s’ka bërë zë.
Ndonëse gjatë ditës së sotme, mediat kanë raportuar se qytetarët janë ankuar lidhur me faturat e fryra të energjisë elektrike, qeveria po qëndron në heshtje, shkruan Paparaci.com.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sipas një fotografie të publikuar në medie nuk është në Kosovë këto ditë pasi ka udhëtuar jashtë vendit.
Në anën tjetër, as ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për hallin e qytetarëve.
Kritika të ashpra drejt pushtetit ka patur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe qytetarët të cilët kanë konsideruar se faturat janë të papërballushme.
PDK e ka konsideruar këtë si një “goditje” tjetër ndaj qytetarëve të Kosovës.
Megjithëkëtë, Paparaci.com ka kërkuar sqarime nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë lidhur me çmimin e faturave këtë muaj.