Luftë e pamëshirshme në Ukrainë, një përpjekje për rebelim në Rusi, konflikt në Kaukaz, tensione në veri të Kosovës, dhunë në Lindjen e Mesme, një verë me ngjarje të motit ekstrem, të nxitura nga ndryshimet klimatike.
Më 30 janar 2023 në Pakistan një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë brenda një xhamie plot me njerëz. Shumë ngjarje të tjera ndodhën ndër muajsh, derisa më 14 dhjetori, në muajin e fundit të vitit, teksa Ukraina po vazhdon një luftë gati dyvjeçare kundër pushimit rus, Bashkimi Evropian u pajtua për hapjen e bisedimeve për anëtarësim për vendin e dërrmuar.
Këto janë disa prej ngjarjeve kryesore që karakterizuan vitin 2023./REL