Gjykata Evropiane i ka dhënë dritën jeshile krijimit të Superligës, duke konsideruar se rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s për miratimin paraprak të garave të klubeve janë në kundërshtim me ligjin evropian.
Shefi i A22 si paditëse në rast ka bërë reagimin e parë zyrtar pas vendimit.
“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka përfunduar. Futbolli është FALAS. Tani klubet nuk do të vuajnë më nga kërcënimet dhe sanksionet. Ata janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre. Për tifozët do të transmetojmë falas të gjitha ndeshjet e Superligës” ka thënë Berndt Reichart.