Sport
Icardi edhe më afër kalimit tek gjiganti spanjoll
Demokracia
09:54 | 20 Dhjetor 2023

Share:

Mauro Icardi e ka gjetur veten te Galatasaray. Pas fillimit të sezonit me 12 gola në 15 ndeshje të kampionatit turk dhe 5 gola në fazën e grupeve të Champions League, dyert e futbollit të madh mund të rihapen për ish-kapitenin e Interit.

Për këtë janë të bindura mediat turke, sipas të cilave sulmuesi argjentinas, i lindur në vitin 1993, është një hap larg huazimit te Real Madridi në merkaton e janarit. Në vështirësi në sulm për shkak të lëndimeve dhe mungesës së një numri të vërtetë 9 në skuadër, përveç Joselu, të bardhët do të ishin gati ta merrnin Icardin në Madrid për 6 muaj.

“Real Madridi nuk ka bërë asnjë ofertë për Icardin, por jemi duke folur me drejtuesit e klubit. Të hënën do të shkoj në Stamboll për të takuar Erden Timur, zëvendëspresidentin e Galatasaray. Deri më sot nuk ka ende një ofertë zyrtare, por unë jam në Madrid për momentin” ka thënë një prej agjentëve të sulmuesit argjentinas, Elio Letterio Pino.

Sipas asaj që raportohet në Turqi, një kontratë rreth 8 milionë euro, plus bonuse është gati për Icardin, i cili do ta pranonte me entuziazëm destinacionin e ri.

Të ngjashme