Lajme
Austria ndalon importimin e mishit të derrit nga vendet jo anëtare të BE-së
Demokracia
17:47 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Austria e ka ndaluar importimin e mishit të derrit nga vendet jo anëtare të BE-së.

Shkak për këtë po del të jetë sëmundja e përhapur, e quajtur “Murtaja afrikane e derrit”.

Njoftimi u bë nga ana e Ambasadës austriake në Prishtinë.

“Derrat e egër dhe njerëzit janë bartësit kryesorë të infeksionit me virus, i cili në të shumtën e rasteve është fatal për derrat e infektuar shtëpiak dhe derrat e egër. Virusi nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut. Megjithatë, statusi i Austrisë si vend “pa MAD” është i rëndësishëm, sepse statusi i lartë shëndetësor i kompanive vendase siguron eksportin e kafshëve të shëndetshme dhe produkteve shtazore, prandaj edhe është një faktor i rëndësishëm ekonomik. Për këtë arsye është e rëndësishme që të merren masa për të parandaluar futjen e MAD në Austri. Kjo kryesisht shkon në të mirë të pronarëve të kafshëve të cilët do të prekeshin veçanërisht nga përhapja e sëmundjes në Austri dhe do të duhej të përballeshin me dëme të mëdha ekonomike. Produktet e mishit të derrit ose sallame të prodhuara privatisht nga vendet jo anëtare të BE-së, janë të ndaluara”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade.

Të ngjashme