Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në kampionatin francez këtë sezon me fanellën e ekipit të Lille.
24-vjeçari në këtë edicion të ri të garave është paraqitur në 15 ndeshje në ligë me ekipin francez, teksa në 12 prej tyre e ka nisur nga minuta e parë.
Zhegrova ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime deri në këtë fazë të sezonit.
Kjo formë e jashtëzakonshme e Zhegrovës ka bërë që vlera e tij në treg sipas Transfermarkt, të rritet për dy milionë euro. Kartoni i tij në treg tani vlerësohet hiq më pak se dhjetë milionë euro.
Anësori i djathtë është paraqitur edhe në Ligën e Konferencës, ku në gjashtë ndeshje të luajtura ka qenë autor i një goli dhe një asistimi.