Sport
Zbulohen çiftet e së tetës së finales së Championsit, short i favorshëm për “të mëdhenjtë”
Demokracia
13:48 | 18 Dhjetor 2023

Share:

Sot janë rikthyer ethet e Ligës së Kampionëve me shortin e hedhur për të tetën e finales.

Në Nyon të Zvicrës u përcaktuan tetë çiftet e fazës eliminuese pas përfundimit të fazës së grupeve.

Ekipet e mëdha evropiane e kishin një short të favorshëm.

Kampioni aktual i Evropës, Manchester City do të ketë punë me mrekullinë e fazës së grupeve, Copenhagen.

Kurse, nënkampioni evropian, Inter do të sfidohet nga Atletico Madridi.

Kundërshtar jo fort i vështirë i ra edhe Real Madridit, i cili do të ketë punë me Leipzigun gjerman.

Kurse, Napoli i Amir Rrahmanit do ta ketë një punë të vështirë derisa do të përballet me Barcelonën.

Të ngjashme