Lajme
Bashkëluftëtarët, vëllezërit dhe djali i ish-Komandant “Calit” vizitojnë Nasim Haradinajn
Demokracia
22:24 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Pas lirimit nga Gjykata Speciale në Hagë, veterani i UÇK-së, ish Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është vizituar sot nga vëllezërit, bashkëluftëtarët si dhe djali i veteranit të UÇK-së, Salih Mustafës, Komandant Calit.

Lajmin për këtë vizitë e ka dhënë Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut.

“Sot, në vizitë në Gllogjan për t’i uruar mirëseardhje Nasim Haradinajt, i cili u kthy nga Haga në mesin familjar dhe në vendin e tij”, ka shkruar Fazliu në rrjetin social “Facebook”.

Të ngjashme