ShowBiz
“Mua jashtë asnjë femër nuk më do, këtu brenda krejt”, Buci shkakton të qeshura te banorët
Demokracia
22:20 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Ylli Dervishi ka bërë shaka me banorët, përkundër se nuk ka të drejtë të ju flasë si dënim nga ‘Vëllai i Madh’.

I njëjti po bisedonte në oborr, gjegjësisht me Lindën, rreth çështjes se a e kanë simpati vajzat apo jo.

“Mua jashtë asnjë femër nuk më do, këtu brenda krejt”, tha ai duke qeshur.

Me të, filluan të qeshnin edhe të gjithë konkurrentët e tjerë që po qëndronin me të.

Buci, Besart Zeneli dhe Gani Gërmia kanë marrë një dënim për shkak të sharjeve që kanë bërë brenda.

Si pasojë e sjelljes së tyre, ‘Vëllai i Madh’ ndërmori masa disiplinore duke i dënuar të qëndrojnë të lidhur me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre pritet të lërë shtëpinë ditën e nesërme (e hënë).

Të ngjashme