Filloreta Raçi – Fifi së fundmi ka dhënë një intervistë të sinqertë në “S’e luan topi”.
Ajo ka folur për periudhën e saj në Big Brother VIP si dhe për momentin kur i kishte rënë të fikët.
Artistja nga Ferizaj tregoi se e ka përjetuar shumë keq mënyrën se si publiku e trajtoi ngjarjen.
Mes lotësh, këngëtarja u shpreh se ka qenë shtatzënë gjatë periudhës ku ‘memet’ shpërthyen në rrjete sociale.
“Rënia e të fikëtit që më ndodhi u mor dhe u hiperbolizua, u shkatërrua. E bënë parodi dhe thanë që nuk më ra të fikët kurrë, por bëra vetë. Ishte e dhimbshme, e frikshme. Ishte edhe një periudhë që unë isha shtatzënë, dhe kur e kam parë kam thënë pse ta përdorin sërish. Nga ana tjetër po të thoja që isha shtatzënë, nuk mundesha dhe nuk doja ta tregoja, sepse nuk ngela shtatzënë për njerëzit, për social media”, tha Fifi.