Lajme
“Ma gjeni një qeveri në Evropë” – Kurti ekzaltohet para aktivistëve të VV-së, thotë se qeveria e tij po ka suksese më së shumti në Evropë sa i përket punësimit
Demokracia
14:11 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti dje mbajti fjalim para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.

Kurti tentoi t’i motivoi aktivistët e partisë së tij me një fjalim plotë lëvdata për vetën e qeverinë e tij, shkruan Demokracia.com

Aq larg shkoi me lëvdata Kurti, sa që tha se qeveria e tij sa i përket punësimit të të rinjve është më e mira në Evropë.

“Është dyfishuar edhe numri i të rinjve të punësuar, ku në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona, të rinj, kurse në fund të korrikut 2023 numri i të rinjve të punësuar ishte 60,884, më shumë se dyfish brenda një mandati. Ma gjeni një qeveri, jo në Ballkan po edhe në Evropë që e dyfishon, që ma shumë se e dyfishon punësimin e të rinjve, brenda një mandati, për vetëm dy të tretat e mandatit.”, u shpreh Kurti dje.

Por, realiteti në teren është ndryshe. Një përqindje e madhe e rinisë duan të largohen nga vendi pas 1 janarit, kur liberalizohen vizat.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në barometrin për vitin 2023 për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku nga të dhënat del që Kosova është vendi më përqindjen me të lartë në Ballkanin Perëndimor që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre më 57 për qind.

Sipas këtij sondazhdi, 44 për qind e qytetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor mendojnë të jetojnë jashtë vendit apo 5 për qind më shumë se në 2022.

Ndërsa, 71 për qind e të rinjve në këto vende mendojnë të largohen nga vendi i tyre./Demokracia.com/

Të ngjashme