Lajme
Vrasja në Gjilan, 29-vjeçari u ther 7 herë, në spital arriti pa shenja jete
Demokracia
00:01 | 17 Dhjetor 2023

Share:

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka treguar se 29-vjeçari me inicialet A.B. nga Dobërçani është sjellë pa shenja jete, pasi kishte marrë 7 plagë nga mjeti i mbrehtë.

“Personi me inicialet A.B i lindur në vitin 1994, ka ardhur në spitalin e Gjilanit nga fshati Dobërçan me 7 plagë, një kryesorja në kokë, të tjerat gjoksit trupit edhe ka vdekur në vendin e ngjarjes në spital ka ardhur pa shenja jetë”, ka thënë drejtori Emini, për TV Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se është konstatuar vdekja e viktimës.

“Është thirrë mjekësia ligjore, e kanë marrë trupin e pajetë për në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Emini.

Të ngjashme