Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në intervistë për “Kallxo Përnime” ka bërë një arsyetim qesharak për raportimet se kryetari i listës ‘Guxo’ në Gjermani, Berlind Gajraku, është përfitues i bursës në vlerë 10 mijë euro, i programit për “Diplomaci Qytetare 2023”, nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Gërvalla tha se qeveria ku ajo bën pjesë e ka krijuar standard se më të mirët e meritojnë, shkruan Demokracia.com
“Unë di një gjë, komisioni që ka bërë përzgjedhjen e kandidatëve është i pavarur, i përbërë nga 5 veta prej tyre, dy janë nga MPJD dhe 3 të tjerë janë nga shoqëria civile edhe nga universiteti. Unë as nuk e di a e kanë ditur ata a është a jo ky kryetar dege. Unë për vete as nuk jam interesuar sepse nuk punoj për emra të përvetshëm”.
“Ky është program ekspertësh. Nëse ne skandalizojmë çdo proces i cili është zhvilluar nga akterë të pavarur mbi bazë të meritokracisë, atëherë do të vimë në një moment kur do ta pyesim vetëm pse s’po na vjen më askush. Nëse ne intencë kryesore e kemi ekspozimin e njerëzve që deri sot nuk kanë bërë asnjë të keq vendit dhe nuk kanë shkelur asnjë rregull. Ne kemi krijuar standard që ata më të mirët e ata që e meritojnë”, u shpreh Gervalla.
Kryetari i GUXO në Gjermani u shpërblye me bursë 10 mijë euro nga ministria e Gërvallës
Kryetari i Listës Guxo në Gjermani, Berlind Gajraku u bë përfitues i bursës për “Diplomaci Qytetare”, që jepet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës.
Për 10 muaj, Gajraku do përfitoi nga 1 mijë euro në muaj nga bursa e Ministrisë së Gërvallës. Ky program ka filluar më 25 tetor dhe do mbaroj më 25 gusht të vitit të ardhshëm./Demokracia.com/