Lajme
Asnjë njohje, rezultati i dobët në PISA, vendi nën sanksione | Kurti thotë se vendet e tjera s’i shohin as në ëndërr rezultatet e tij
Demokracia
18:22 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpalosur ato që ai i konsideron si të arritura të Qeverisë para Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.

Kurti ka thënë se lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i tyre, teksa ka përmendur edhe rritjen e buxhetit për 35 përqind.

Ai gjatë fjalimit, duke rënditur ato që i ka quajtur si të arritura të Qeverisë, ka thënë se në vendet e tjera as në ëndër nuk i shohin këto rezultate.

Por, çfarë rezultatesh s’i shohin ëndërr vendet e tjera?

Fillimisht, në arenën ndërkombëtare, Qeveria Kurti për afro 3 vite nuk ka arritur asnjë njohje, nuk e ka anëtarësuar vendin në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe për shkak të veprimeve të Qeverisë Kurti, vendi gjendet nën sanksione të BE-së.

Po ashtu, kjo qeveri e ka pranuar marrëveshjen me Serbinë, ku përfshihet edhe “Zajednica” dhe vetëmenaxhimi i serbëve.

Në arsim, Kosova shënoi rezultate edhe më të dobëta në PISA se viteve të kaluara.

Po ashtu, gjatë Qeverisë Kurti inflacioni ka shënuar rritje enorme dhe numri i personave që po e lëshojnë vendin në tri vitet ka qenë shumë i madh./Demokracia.com/

Të ngjashme