Lajme
Krasniqi viziton Haradinajn pas lirimit: Uroj që edhe beteja e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë
Demokracia
18:52 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar Nasim Haradinaj i cili u lirua dje nga burgu i Hagës, këtë e ka bërë të ditur Krasniqi përmes faqës së tij zyrtare në Facebook.

U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga Haga. Natyrisht, jo nga gëzimi për vetëveten, por nga malli që shokët i mbetën mbrapa – sepse vaji i burrit është kënga, tha Memli Krasniqi për Nasim Haradinaj.

Sot, bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë e vizituam në Gllogjan dhe i uruam lirimin e kthimin pranë familjes e shoqërisë.Uroj që edhe beteja e fundit e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre të përfundojë sa më parë e t’i kemi edhe ata përsëri në mesin tone, shtoi Krasniqi.

Postimi i plotë:

U ul në odë mes burrave, kapi çiftelinë dhe ia tha këngës. Kjo ishte gjëja e parë që Nasimi bëri dje pasi u kthye nga…

Posted by Memli Krasniqi on Friday, December 15, 2023

Të ngjashme