Lajme
MPJD konfirmon se Prindon Sadriu u emërua Drejtor për NATO-n dhe Sigurinë në këtë ministri
Demokracia
17:01 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ka konfirmuar se Prindon Sadriu, burri i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është emëruar Drejtor për NATO në këtë dikaster.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, MPJD thotë se Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat është sistemuar në këtë ministri në bazë të procedurave ligjore.

“Ju njoftojmë se z. Prindon Sadriu me të përfunduar mandatin e tij si diplomat, ai është sistemuar në MPJD sipas procedurave të përcaktuara me ligj”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Sipas MPJD-së procedura e njëjtë e sistemimit nëpër departamente të këtij dikasteri vlen për “secilin diplomat i cili e përfundon mandatin katër vjeçar të shërbimit të tij në misione diplomatike”.

Të ngjashme