Lajme
Pak minuta pasi i bëri thirrje për ‘unitet’ përballë Serbisë, Osmani sulmon opozitën që e bojkotoi: As ata vetë nuk besojnë në ato gjëra që i kanë shkru
Demokracia
13:49 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një prononcim komentoi bojkotin e fjalimit të saj vjetor nga deputetët e PDK-së dhe AAK-së. Ajo tha se i ka kryer detyrat e saj si presidente dhe se dera e saj është gjithmonë e hapur për interesat qytetare dhe nacionale.

“As ata vetë nuk besojnë në ato gjëra që i kanë shkru, kështu që besoj që të gjithë janë të bindur që jo vetëm që e kam kryer detyrën kushtetuese në përputhje me parimin e unitetit qytetar. Por edhe kam arritur që t’i riparojë shumë prej dëmeve të cilat i kanë bërë kundërshtarët e Kosovës. Është fatkeqësi që nuk e tejkalojnë vetën në këtë drejtim, por megjithatë siç ju kam thënë gjithnjë dera ime si presidente është e hapur për të bashkëpunuar për çështjet e interesit qytetar dhe nacional. Kosova ka tepër shumë sfida që unë tash të lëshohem për dallimet që i kemi mes vete. Jam e bindur se ato janë dallime të cilat tejkalohen. Duhet të ulemi e të bisedojmë si ta mbrojmë Kosovën. Unë nuk kam nevojë ta mbrojë vetën, sepse është puna ajo që flet”, tha ajo për RTV21.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë bojkotuar sot adresimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës,.

Të ngjashme