Kuriozitete
Ariu prishi dekorimet e Krishtlindjeve të një familjeje në Florida
Demokracia
09:26 | 14 Dhjetor 2023

Share:

Një ari i zi prishi dekorimet e Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së një familjeje në Florida.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë, ariu iu ishte afruar oborrit të shtëpisë dhe rrëzoi dy drerët që ishin vendosur si dekor për festat e fund-vitit.

“Nuk e kam parë se çfarë ndodhi derisa më tregoi gruaja ime”, tha burri EJ Levin.
Ariu fillimisht sulmoi njërin prej drerëve dekorues duke e rrëzua në tokë, duke vazhduar më pas me tjetrin të cilin e tërhoqi zvarrë dhe e mori me vete.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025