Lajme
Samiti/ Charles Michel nga Brukseli: Në 2030 duhet të jemi gati për zgjerimin
Demokracia
18:24 | 13 Dhjetor 2023

Share:

Përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Bruksel Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030.

“Ne duam me shumë reforma nga vendet e Ballkanit. Por edhe ne në Bruksel duhet të bëjmë “detyrat tona të shtëpisë”. Por këtë arsye kemi filluar bisedimet.  Duam më shumë investime dhe rritje ekonomike në rajon. Ndaj edhe kemi ndryshuar strategjinë tonë, me investime konkrete. Projekti i ri është i bazuar në pajtim, zgjidhja e çështjeve të rëndësishme mes vendeve. Ne duhet të jemi gati në 2030 për zgjerimin dhe kjo kërkon angazhim nga të dyja palët”, tha ai.

Të ngjashme