Lajme
(VIDEO) Rezultati i marrëveshjes së Kurtit, KEDS-i dhe kompania serbe nënshkruajnë kontratë | Kurti (2018): Elektroserveri s’duhet të pranohet kurrsesi, po legalizohet ndikimi i Serbisë në Kosovë
Demokracia
14:42 | 09 Dhjetor 2023

Share:

“Elektroserveri nuk duhet të pranohet kurrsesi. Nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në veri, atëherë duhet të kthehet në pronë publike shpërndarja edhe furnizimi, nëse nuk e bën KEDS-i duhet qeveria”.

Kështu deklaronte nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, opozitari Albin Kurti, më 21 qershor 2018, shkruan Demokracia.com.

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/915273840222559

Por, vetëm pak vite më vonë, në vitin 2022 nga pozita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e kishte zhbërë këtë qëndrim opozitar. Ai e kishte përshëndetur marrëveshjen e arritur në dialogun e udhëhequr prej tij për zbatimin e të njëjtës marrëveshje, të cilën e kishte kundërshtuar më herët.

Në deklarimin e tij, ai ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë që të gjithë qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Sipas tij, kjo ujdi e arritur në mes të të dyja palëve, do të mundësojë edhe ruajtjen e buxhetit.

“Ka qenë një dëmtim i madh i buxhetit, një padrejtësi e jashtëzakonshme që na është bërë në këto vite, andaj me këtë dakordim po i vjen fundi dhe po mundësohet që për energjinë e konsumuar edhe të paguhet ajo energji nga të gjithë qytetarët, ashtu që të gjithë të jemi të barabartë dhe të mos dëmtohet buxheti”, deklaronte Kurti.

Si rezultat i marrëveshjes së dialogut të drejtuar nga kryeministri Kurti, KEDS-i dhe kompania serbe, Elektroserver, kanë nënshkruar kontratë komerciale.

Lajmin për këtë zhvillim e ka dhënë më 9 dhjetor 2023 i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. “Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë të lehtësuar nga BE-ja dhe në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Urime për të gjithë ata që e bënë të mundur”, njoftoi Lajçak.

https://demokracia.com/keds-i-dhe-elektroseveri-nenshkruajne-kontrate-lajcak-hap-i-rendesishem-ne-zbatimin-e-udherrefyesit-per-energjine/

Me Marrëveshjen për Energjinë, sipas Kurtit dhe Vetëvendosjes legalizohet ndikimi i Serbisë në Kosovë. /Demokracia.com/

https://demokracia.com/komunikata-e-lvv-se-ne-2015-marreveshja-per-energjine-legalizon-ndikimin-e-serbise/

Të ngjashme