A njihni dikë që s’e pëlqen cheesecake-un? Vështirë të gjesh. Lajmi i mirë është se një variant të tij mund ta bëni vetë në shtëpi me shumë pak përbërës. Do t’ju marrë më pak kohë se ç’mendoni.
4 përbërësit:
– 75 gram biskota të thjeshta me çokollatë, të thyera në copa
– 1 portokall
– 250 g krem djathi, në temperaturë dhomë
– 60 ml (1/4 filxhani) qumësht i kondensuar, i ëmbël
*Shtoni përbërësit në proporcion të drejtë, sipas sasisë që mendoni të gatuani. Sasia më lart shërben për 4 gota të vogla.
Përgatitja:
- Grini biskotat në thërrime të imëta. Vendosni në enë, tas.
- Grini imët lëvoren e gjysmës së portokallit. Gjysmën tjetër prijeni hollë për të dekorurar cheesecake-un. Portokallin shtrydheni.
- Bëni bashkë kremin e djathit, qumështin e kondensuar, lëkurën e portokallit dhe 2 lugë gjelle lëng portokalli – Vendosini në mikser derisa të jetë krijuar një masë e njëtrajtshme.
- Ndajeni përbërjen në disa gota. Vendosni shtresën me biskota sipër. Pastaj lëkurën e mbetur të portokallit. Vendosini në frigorifer për rreth 1 orë.