Sport
Santosi i Peles dhe Neymar bie për herë të parë nga liga, digjet qytetit
Demokracia
09:32 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Skuadra e madhe braziliane, Santos ka rënë nga liga për herë të parë në historinë 111 vjeçare të klubit.

Humbja 2 me 1 mbrëmë nga Fortaleza konfirmoi rënien nga liga për ish-skuadrën e Peles dhe Neymar.

Ky rezultat nuk u kapërdie nga tifozët të cilët kanë shprehur revoltën në mënyrë të dhunshme.

Vetura të djegura, dëme të ndryshme materiale dhe gjithçka tjetër është shkaktuar mbrëmë pas ndeshjes në qytet.

Në parkingun e stadiumit janë djegur edhe disa vetura të futbollistëve të skuadrës./Indeksonline/

Të ngjashme