Sport
Lajme të mira për PSG, trajneri Luis Enrique rikuperon dy nga të dëmtuarit
Demokracia
08:41 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Dy lajme të mira vijnë nga infermieria për trajnerin Luis Enrique. Për ndeshjen e radhës në kampionat, trajneri i PSG do të ketë në dispozicion dy nga lojtarët e dëmtuar, Marquinhos dhe Warren Zaire-Emery.

Të dy futbollistët kanë kryer një stërvitje të plotë me grupin dhe do të grumbullohen për sfidën e radhës. Madje mund të jenë titullarë. Marquinhos ka kryer një seancë të plot stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës, ndaj braziliani pritet të jetë rregullisht në fushë.

Ndërsa Zaire-Emery pritet ta nisë ndeshjen nga stoli. Klubi kishte deklaruar më herët s elojtari do të rikthehej pas pushimeve dimërore, por duket se periudha e rehabilitimit ka shkuar më mirë.

Mesfushori francez kreu një pjesë të stërvitjes me skuadrën pas dëmtimit që pësoi me kaviljen, por trajneri Luis Enrique synon të jetë i kujdesshëm. Ai mund ta aktivizojë lojtarin disa minuta në pjesën e dytë.

Të ngjashme