Lajme
Serwer i reagon Kurtit: Hashim Thaçi dhe të tjerët, tani për tani janë të pafajshëm
Demokracia
17:43 | 19 Maj 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas darkës së mbrëmshme në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, ka thënë se “kriminelët e luftës nga Ballkani Perëndimor duhet të eliminohen nga politika”. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë për media ka thënë se duhet të eliminohen nga skena politike e institucionale në Ballkanin Perëndimor kriminelët e luftës, transmeton Demokracia.com.

Kurti, megjithatë, nuk dihet nëse për qëllim kishte t’iu drejtohej ish-komandantëve të UÇK-së, që po mbahen në Hagë, mirëpo nga opozita u cilësua si deklaratë provokuese.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar sot eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer dhe ka thënë se ish-komandantët e UÇK-së, përfshirë edhe Presidentin Thaçi, janë të pafajshëm për tani.

“Kriminelët e luftës janë kriminelë lufte, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, por të gjithë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia. Ish-komandantët e UÇK-së në gjyq në Hagë, përfshirë ish-Presidentin Thaçi, janë të pafajshëm për tani,” tha Serwer, shkruan Kosovo-Online, transmeton Demokracia.com.

 

Të ngjashme