Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas ka folur me tone të ashpëra për Shqipeërinë përsa i përket burgimit të Fredi Belerit.
Asnjë kapitull i vetëm pranimi nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja e Belerit nuk zgjidhet”, thotë Schinas.
Nënkryetari i KE-së vuri në dukje se deri më tani janë vënë 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Mendoj se miqtë tanë në Tiranë e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje. Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin,” shtoi ai, ndërsa komentoi vendimin për shtyrjen më 11 dhjetor të gjykimit ndaj Belerit që ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti.
Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.