Një aksident i rëndë ka ndodhur fshatin Zues të Shkodrës, ku një makinë është përplasur me shtyllën elektrike duke lënë të lënduara tri vajza.
Shoferja 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës që drejtonte, duke u përplasur më pas me shtyllën elektrike dhe si pasojë ka mbetur e dëmtuar së bashku me dy pasagjeret., raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
“Rreth orës 14:50, në fshatin Zues, shtetasja E. G., 27 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike, në anë të rrugës. Nga përplasja, janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, shtetaset A. D., 21 vjeçe dhe B. G., 21 vjeçe. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses, nga automjeti i përplasur, me qëllim transportimin në spital. Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.