Lajme
Pothuajse 400 mijë palestinezë kanë humbur punën për shkak të luftës
Demokracia
17:03 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Mijëra palestinezë në Bregun Perëndimor kanë humbur punën e tyre ose u janë ngrirë pagat pasi autoritetet izraelite anuluan lejet e tyre të punës dhe vendosën kufizime të ashpra në kalimet pas sulmeve të 7 tetorit.

Përafërsisht 182 mijë banorëve të Gazës që punojnë në Izrael iu ndërprenë punësimi, sugjerojnë vlerësimet fillestare nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), ndërsa rreth 24 për qind e punësimit në Bregun Perëndimor është humbur gjithashtu, ekuivalente me 208 mijë vende pune si rezultat i luftës Izrael-Hamas, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Sipas ILO-s, 160 mijë punëtorë të tjerë nga Bregu Perëndimor ose kanë humbur punën e tyre në Izrael dhe zonat përreth, të paktën përkohësisht, ose janë në rrezik për t’i humbur ato “si rezultat i kufizimeve të vendosura në aksesin e palestinezëve në punën izraelite.

Të ngjashme