Rrjeti social Twitter do të punojë për një shërbim të ri abonimi që mund të nisë së shpejti me një çmim prej 2,99 dollarësh në muaj.
Plani i abonimit i quajtur “Twitter Blue” pritet të lejojë abonentët të përfitojnë nga një numër opsionesh më shumë, përfshirë funksionin ”Cancel tweet” që aktualisht mungon në platformë.
Do të ketë gjithashtu një seksion “Koleksione” që do të lejojë përdoruesit të ruajnë dhe organizojnë materialet e tyre të preferuara për të lehtësuar më pas edhe kërkimin e tyre më vonë.
Një datë e nisjes së këtyre shërbimeve nuk dihet ende, ndërkohë që në muajin mars rrjeti social mbushi 15 vite. /Demokracia.com/