Sport
Anulohet fluturimi i United, skuadra në udhëtim drejt Newcastle me autobus
Demokracia
16:29 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Transferta e Manchester United kundër Newcastle po rezulton të jetë më e vështirë nga sa ishte parashikuar.

Djajtë e Kuq kanë parë të anulohet fluturimi që mëngjesin e sotëm duhej të çonte skuadrën e Ten Hag në veriun e Anglisë, për shkak të motit të keq.

Kështu, për të mos rrezikuar ndeshjen skuadra ka qenë e detyruar për të udhëtuar drejt Newcastle me… autobus.

Skuadra është nisur pak pas orës 13 me orën tonë për një udhëtim që ka zgjatur rreth katër orë.

Ndeshja është programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 me orën tonë.

Të ngjashme