Kuriozitete
Raporti që pranon ekzistencën e UFO-ve pritet të dërgohet në Kongresin Amerikan
Demokracia
14:02 | 19 Maj 2021

Share:

Një tjetër ish-zyrtar federal amerikan po pranon ekzistencën e mundshme të UFO-ve, dy javë para se një raport i detajuar nga qeveria amerikane mbi “fenomenet ajrore të paidentifikuara” pritet të dërgohet në Kongresin Amerikan.

Luis Elizondo, ish-drejtori i Programit të Avancuar të Identifikimit të Kërcënimeve Hapësinore të Departamentit të mbrojtjes, tha për “60 Minutes” se disa vëzhgime të raportuara nuk kanë shpjegime.

Ai ka thënë se ende po përpiqen të identifikojnë se çfarë ësht ajo që po shfaqet në hapësirë, për të cilën kanë supozime të ndryshme.

“Ne po e vëzhgojmë me kujdes të shtuar. A është një lloj teknologjie e re e raketave e zhvilluar nga Kina? A është një lloj tullumbace? Në fund të fundit, kur të gjitha këto ‘çfarë nëse’ të përfundojnë, atëherë do të mbetet vetëm fakti se në hapësirën tonë ajrore ka diçka dhe atëherë kjo bëhet problematike”, tha Elizondo në lidhje me lajmet e transmetuara.

Edhe ish-piloti i Marinës, David Fravor, diskutoi për një incident të vitit 2004 pranë Kalifornisë Jugore.

“Ne pamë këtë objekt të vogël të bardhë, me pamje si ‘Tic Tac’. Dhe një lloj lëvizjeje mbi zonën e ujërave të bardha”, tha Fravor për “60 Minutes”.

Gjithashtu ish Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe për Fox News më 19 mars se raporti do të përfshinte informacione që nuk mund të shpjegohen lehtë.

Ratcliffe tha se disa vëzhgime të UFO-ve janë deklasifikuar në të kaluarën, por raporti do të paraqesë më shumë informacion për popullin amerikan.

“Janë parë objekte të paidentifikuara në të gjithë botën,” tha ai. “Dhe kur flasim për këto, gjëja tjetër që do t’ju tregoj, nuk është vetëm një pilot ose thjesht një satelit ose ndonjë koleksion i inteligjencës. Zakonisht, ne kemi sensorë të shumtë që po marrin këto gjëra”.

Të ngjashme