Dy zyrtarë policorë janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një person në mesnatës e së premtes.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Emin Duraku” në Kaçanik.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit të dokumenteve, kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë (një femër dhe një mashkull). Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.