Lajme
‘Burri im është gjithçka e imja’: Kështu e shprehte dashurinë Liridona për Naimin, i cili dyshohet se pagoi për ta vrarë atë
Demokracia
10:37 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Liridona Ademaj – Murseli, duket se ka pasur dashuri të madhe për Naim Murselin, bashkëshortin e saj, i cili po dyshohet se është ai që pagoi për ta vrarë atë. Në profilin e saj në Instagram, Liridona e ka të shkruar ‘Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.

30-vjeçarja Liridona Ademaj- Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës.

Mirëpo Liridona si duket ka pasur dashuri të madhe për Naimin, pasi këtë e fakton shkrimi që ajo e ka të vendosur në profilin e saj në Instagram. Ajo ka shkruar ‘Burri im është gjithçka e imja’, duke e shoqëruar me dy zemra dhe me shkronjën N, për bashkëshortin e saj Naimin.

Sipas raportimeve në media, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, e ka pranuar në polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli për të kryer krimin, shkruan Metro.

Bazuar në këto raportime, edhe vetë Murseli e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij te i dyshuari G.P.

Dyshohet se Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Naim Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë. Ndërkaq i arrestuari i tretë, Kushtrim Kokalla, është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

E pas arrestimit të djalit të tyre, familja Murseli ka anuluar të pamën për Liridonën.

Shaban Murseli, babai i Naimit, ka njoftuar se e pamja është anuluar “për shkaqe familjare”.

Të ngjashme