Lajme
Mehmetaj: Brutaliteti i Policisë ndaj protestuesve të PSD-së ishte i madh, u goditën edhe gazetarët
Demokracia
22:36 | 29 Nëntor 2023

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka dhënë lëvdatë aksionit të PSD-së kundër vizitës së sotme të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

Mehmetaj tha se protesta ishte e drejtë sepse Gjykata Speciale është e padrejtë.

“Aksioni ka qenë fantastik. PSD e vetmja parti politike pa mbështetje të partive politike, që nuk e ka hangër foren, që nëse bëni diçka e dëmtoni procesin. Asnjë dëmtim i procesit nuk bëhet nëse revoltohesh kundër padrejtësive të një strukture që duhet me ofru drejtësi. Shumë mirë që e kanë bërë”, tha ai.

Por, Mehmetaj tha se Policia e Kosovës tregoi forcë brutale ndaj aktivistëve të PSD-së dhe po ashtu edhe ndaj gazetarëve.

“Brutaliteti i Policisë ke, vetëm disa policë të instrumentalizum mund të bëjnë ashtu, goditën me pendrek protestues, gazetarë, kameramanë. Pa nevojë gjuajtën sprej djegës gazetarëve, edhe pse ishin të pozicionum jashtë grupit protestues. Ke forcë me tregu që mos dilni se kështu ua bëjmë”, tha ai.

Mehmtaj tutje theksoi se Gjykata Speciale nuk ofron kurrfarë drejtësie derisa e kritikoi edhe për mungesë të transparencës dhe për njëanshmëri.

“70% e seancave në speciale janë pa pamje, pa mundësi për publikun me i pa, 90% e ankesave të mbrojtjes e ankesave nuk janë aprovuar, 90% e kërkesave të Prokurorisë janë aprovuar. Gjykata dhe Prokuroria që ishin dashur të jenë trupa të pavarura ndaj njëra-tjetrës. Prokuroria nuk është me të dënu, por me gjetë prova, me hetu cka të gjejë, edhe pro edhe kundër. Këtu është krejt e kundërta, Prokuroria tenton me të dënu”, tha ai.

Të ngjashme