Mininistria e palestineze e Shëndetësisë akuzon ushtrinë izraelite si p[ërgjegjësve për vdekjen e pesë foshnjave të lindura para kohe. Sipas zëdhënësit të Ministrisë, i cili dha një deklaratë për AFP, foshnjat janë lënë pa kujdes intensiv që ditën e premte kur hyri në fuqi armëpushimi dhe nuk kanë lejuar mjekët apo familjarët të hynin brenda repartit të kujdesit intensiv. Të martën foshnjat u gjetën të vdekura, shkruajnë mediat e huaja.
“Forcat pushtuese lanë pesë foshnja të lindura para kohe në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Al-Nasr”, një nga spitalet kryesore pediatrike të Gazës. Ushtarët po i ndalonin mjekët dhe familjet që t’u afroheshin dhe kur mjekët mundën të hynin në repart të martën në mbrëmje, ata gjetën trupat e tyre pjesërisht të dekompozuar,” tha mjeku Ashraf Al-Qudra.
E kontaktuar nga AFP, ushtria izraelite tha se nuk mund të komentonte menjëherë.