Lajme
Kurti rri e bën “sehir”, Trusti Pensional humb 365 milionë euro për një muaj
Demokracia
22:48 | 29 Nëntor 2023

Share:

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar disa statistika që lidhen me institucionet financiare jobankare dhe remitancat për muajin tetor.

Kryeministri Albin Kurti, i cili dikur e kundërshtonte idenë për tërheqjen deri në 30 për qind të mjeteve nga Trusti Pensional për shkak se, siç thoshte, një gjë e tillë do të rrënonte kursimet pensionale të qytetarëve, nuk e ka thënë asnjë fjalë humbjen e milionave eurove.

Tek Fondet Pensionale, BQK ka bërë të ditur se asetet e Trustit Pensional të Kosovës janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, duke shënuar kështu vlerën 2.60 miliardë euro.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare kanë treguar se struktura e asteve të sektorit pensional dominohet nga letrat me vlerë të kapitalit që përbëjnë gjithësej 64 % të aseteve. Vlera e tyre në tetor 2023 ka qenë rreth 1.66 miliardë, duke shënuar kështu një rënie prej 305 milionë eurove krahasur me muajin shtator.“Asetet e Fondeve Pensionale në fund të muajit tetor 2023 janë zvogëluar për 21.5 milionë euro krahasuar me muajin paraprak duke shënuar vlerën 2.60 miliardë euro.

Të ngjashme