Klubi i futbollit Liria që garon në Superligën e Kosovës e ka emëruar trajnerin e ri, Mirsad Jonuz.
Jonuz ka një përvojë të madhe ndërkombëtare, si në Qipro, Greqi, Katar, Shqipëri (drejtoi Vllazninë), tek shumë klube të Maqedonisë Veriore si dhe ekipi nacional i këtij shteti.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë më të mirën. Veçanërisht ftoj tifozët e zjarrtë ‘Arpagjik’t’ dhe gjithë qytetin të bashkohen në synimin tonë, ta ngrisim Lirinë sa më lartë” , ka thënë Jonuz, pas arritjes së marrëveshjes.
Marrëveshja ndërmjet Lirisë dhe Jonuz është e vlefshme deri në fund të stinorit”,