Është arrestuar Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj së bashku me zyrtarin e PSD-së, Nol Nushi.
PSD-ja është duke protestuar para hotelit ku pritet të mbajë konferencë Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Ata janë duke e kundërshtuar vizitën e saj në Kosovë.
Partia Socialdemokrate para pak qastesh ka filluar protestën para hotelit ku po qëndron kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Aktivistë të shumë të kësaj partie kanë kundërshtuar vizitën e Trendafilovas në Kosovës.
“UÇK-ja nuk mund të gjykohet”, UÇK-ja është përpjekje për liri”, “Historia është shkruar, propaganda ka dështuar” janë vetëm nga disa pankartat që aktivistët e PSD-së po i mbajnë në duar.
Kjo protestë është përkrahur edhe nga OVL-UÇK-ja.
Në protestë po marrin pjesë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.
Forca të shumta policore janë parë brenda hotelit, ku pritet që të mbajë diskutim Kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.
Trendafilova kishte tentuar edhe dy herë të tjera të vije në Kosovës, por i kishte anuluar vizitat.
Fillimisht në qershor të vitit 2022 me arsyetimin e pjesëmarrëjes së madhe në një takim, ajo diskutimet i realizoi online. Kurse, në shtator takimin e anuloi për shkak të protestës së Partisë Socialdemokrate.