Google ka zbuluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar në zbulimin e sëmundjeve së lëkurës, flokëve dhe thonjve, bazuar në imazhet e ngarkuara nga pacientët.
Një provë e “mjetit të ndihmës të dermatologjisë”, zbuluar në konferencën vjetore të zhvilluesve të gjigandit të teknologjisë, Google IO, duhet të nis në fund të vitit.
Aplikacionit i është dhënë një markë CE për përdorim si një mjet mjekësor në Evropë.
Një ekspert i kancerit tha se përparimet e AI mund t’iu mundësojnë mjekëve që të sigurojnë trajtim më të përshtatshëm për pacientët.
AI mund të njohë 288 gjendje të lëkurës por nuk është krijuar për të zëvendësuar diagnozën dhe trajtimin mjekësor.
Janë dashur tre vjet për tu zhvilluar dhe është trajnuar në një set të të dhënave prej 65,000 imazhesh të gjendjeve të diagnostikuara, si dhe miliona imazhesh që tregojnë shenja për të cilat njerëzit shqetësohen dhe mijëra fotografi të lëkurës së shëndetshme, në të gjitha nuancat dhe tonet.