ShowBiz
Pas vizitës në Izrael, Hamasi fton Elon Musk të vizitojë Gazën
Demokracia
21:55 | 28 Nëntor 2023

Share:

Miliarderi Elon Musk është ftuar të vizitojë Rripin e Gazës pas vizitës së tij në Izrael të hënën për të parë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga bombardimet izraelite, tha një zyrtar i lartë i Hamasit të martën pasdite.

“Ne e ftojmë atë të vizitojë Gazën për të parë masën e masakrave dhe shkatërrimeve të kryera kundër popullit palestinez, sipas standardeve të objektivitetit dhe besueshmërisë,” tha zyrtari i lartë i Hamasit në Liban, Osama Hamdan, sipas mediave të huaja.

Kujtojmë se ditën e djeshme biznesmeni amerikan vizitoi Izraelin dhe i shoqëruar nga Benjamin Netanyahu shkoi në një kibbutz, ku u përball me shkatërrimin e shkaktuar nga sulmi i njerëzve të Hamasit më 7 tetor. Në përfundim të kësaj vizite, Musk tha se në lidhje me luftën duhet të tregohet kujdes i jashtëzakonshëm përpara se të jepet një mendim.

Të ngjashme