Lajme
Kurora ‘paqeruajtëse’ e Albin Kurtit në Vlorë
Demokracia
11:00 | 28 Nëntor 2023

Share:

Festat e nëntorit ngrenë ndjeshëm frymën e patriotizmit shqiptar kudo, me të madh e të vogël, praruar në ngjyrat kuqezi, të sfondit të gjakut të derdhur për trojet dhe shqiponjës dykrenare të Skënderbeut.

Por, ndoshta edhe e ul ndjesinë patriotike, të atyre të cilët e kanë stigmatizuar veten në publik si mbrojtës të paepur të një ideje përbashkimi nën dy ngjyra.

Por politika i ndryshon njerëzit në kohë…ose të paktën i zbulon për çfarë janë në të vërtetë.

Rasti është ndoshta jo i qëllimshëm, ndoshta edhe i qëllimshëm, tek tuk provokues, sakaq tipikisht i mundshëm dhe qesharak.

Nderimet për flamurin kombëtar bëhen çdo vit në Vlorë dhe aktorët politikë e kanë traditë të shpalosin patriotizmin e tyre me një kurorë lulesh dhe një shirit kuqezi mbi të, në frymën e festimeve.

Por kjo nuk ndodhi me Albin Kurtin, pavarësisht epshit të tij nacionalist të shfaqur në vite.

Në fakt, shiriti që ai pati zgjedhur për të vendosur në kurorën simbolike, më shumë ngjante me një uniformë paqeruajtëse të OKB-së, se sa me motivet shqiptare të festave.

Një kurore që prishte estetikën e gjithë të tjerave të vendosura në Vlorë, por që e arrinte qëllimin: Të binte në sy sa më shumë dhe të veçohej nga çdo gjë.

Ashtu i veçuar ishte edhe vetë Kurti në fakt gjatë ceremonisë, përkrah shtetarëve kryesorë shqiptarë: Presidenti Bajram Begaj ishte aty, kryeministri Edi Rama gjithashtu, si edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ai eci përkrah Ramës në një rrugëtim të shkurtër në tapetin e kuq dhe një fotografi teksa bisedonin e duke qeshur, u publikua.

A ishte gjithsesi një shtensionim real i gjithë çfarë ka ndodhur muajt e fundit ky?

Apo më mirë na bën t’i referohemi buqetës atipike në ditën e Pavarësisë?

Të ngjashme