Lajme
NATO: Aleatit tonë Shqipërisë, gëzuar 111 vjetorin e pavarësisë
Demokracia
09:49 | 28 Nëntor 2023

Share:

NATO ka uruar 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Kolegji i Mbrojtjes i NATO-s i uron Aleatit tonë, Shqipëri ditën e Pavarësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Shqipëria sot feston 111–vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Të ngjashme