Pep Guardiola ka thënë se nuk e ka ndryshuar mendimin e tij në lidhje me 115 akuzat ndaj Manchester Cityt, nën dyshimin për shkeljen e ‘Fair Play Financiar’.
Guardiola mes tjerash u përgjigj për rastin e Evertonit që u dënua me minus 10 pikë, ku shtoi se janë dy raste krejt të ndryshme me Cityn.
Ai shtoi se të gjithë duan që City të dënohet dhe të luajë në Ligën e Konferencës.
“Everton? Dy raste krejtësisht të ndryshme. Nuk do ta komentoj rastin e Evertonit, por avokatët më thanë se është ndryshe”, ka thënë Guardiola.
“E di që njerëzit thonë: pse Man City nuk shkon në Ligën e Konferencës? Ata e duan këtë, po…”.
“Ndjej se njerëzit duan që Man City të ndëshkohet. Por për momentin ne jemi sërish të pafajshëm”.
“Ju po më pyesni mua sikur të jemi dënuar. Tani, ne jemi të pafajshëm. Jemi të pafajshëm derisa të vërtetohet…”.