Sport
Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk duhet t’i lë të përballen!”
Demokracia
20:55 | 22 Nëntor 2023

Share:

Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

Kualifikimi i kombëtares serbe të futbollit në finalt e kampionatin evropian shkaktoi shumë zhurmë edhe në Shqipëri, shkruajnë mediat serbe. Në llogarinë zyrtare të UEFA-s kushtuar EURO 2024 në Instagram, pasi Serbia siguroi zyrtarisht një vend në spektaklin e madh, një numër i madh komentesh negative nga Shqipëria thjesht e varrosën këtë profil.

Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk

Ismail Morina, fytyra e njohur, ishte i pari që shoqëroi kalimin historik të Serbisë në Kampionatin Evropian pas 24 vitesh. Njeriu që ngriti një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor 2014 në stadiumin Humska dhe shkaktoi trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pastaj iku nga Beogradi dhe vetëm kur ishte jashtë kufijve të Serbisë u mburr me krimin e tij, – vazhdon portari serb Kurir. Droni mbante flamurin e “Shqipëria e Madhe”.

Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk

Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

– Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!

Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk

Simpatizantët serbë nuk i mbetën borxhli, ata u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, ndërsa njoftimi i tij i provokoi bashkatdhetarët që të vazhdojnë të ofendojnë serbët dhe Serbinë në kor. UEFA nuk ka reaguar, pavarësisht komenteve provokuese dhe frikësuese dhe nuk ka fshirë gjithçka që është shkruar. Kjo lloj histerie vazhdoi për ditë të tëra më pas dhe në rrjetet sociale u shfaqën video të djegies së flamurit serb nga disa dhjetëra shqiptarë me mesazhin: “ Ju presim!”

Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk

Është e qartë se shqiptarët po përgatisin një atmosferë provokimi ndaj serbëve. Ndonëse nismëtarët e incidentit dhe skenave të pakëndshme ishin tifozët shqiptarë, Federata e tyre dhe kombëtarja nuk u ndëshkuan dhe ata shkuan të paprekur në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori në 2016-n.

Më pas UEFA vendosi zyrtarisht fajin e Shqipërisë, por e ndëshkoi Serbinë. Ndeshja u regjistrua me rezultat 3:0 për Serbinë, por në të njëjtën kohë shqiponjave iu hoqën tri pikë, të cilat ishin vendimtare në rezultatin përfundimtar, në një precedent të paparë, vazhdon portal nacionalist famëkeq dhe antishqiptarë, serb.

Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk

Duke marrë parasysh tensionet e mëdha nga ana e shqiptarëve ndaj serbëve dhe Serbisë, lind pyetja nëse UEFA duhet të veprojë me sens të shëndoshë dhe të ndajë dy kombëtaret në short. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë, sepse zyrtarisht nuk ka tensione politike mes dy vendeve. UEFA ka ndarë më parë Armeninë dhe Azerbajxhanin, apo Rusinë dhe Ukrainën në kualifikuese.

Serbët të tmerruar nga tifozët shqiptarë: ”UEFA nuk

Ismail Morina ishte arrestuar dhe disa herë në arrest shtëpiak. Pas incidentit në Beograd, ai u arratis në Kroaci, ku u burgos, por Zagrebi zyrtar nuk e dorëzoi në Beograd, edhe pse u kërkua, por në Itali. Në vitin 2015, policia shqiptare arrestoi Morinën për armëmbajtje pa leje, por e gjitha ishte një farsë për mediat. Në Shqipëri Morina shihet si hero kombëtar, epërmbyll shkrimin e sajë Kurir.

Të ngjashme