Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i dërgoi një notë proteste Ambasadës së Shqipërisë, duke dënuar ashpër djegien e flamurit të Serbisë në Tiranë.
Kujtojmë se më 20 nëntor në rrjetet sociale dhe portale mediatike u shfaq një video ku shiheshin tifozët e futbollit në Tiranë duke djegur flamurin e Serbisë në sheshin Skënderbej. Për këtë arsye Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i dërgoi një notë Ambasadës së Shqipërisë në Beograd.
“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Në njoftim thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të identifikuar dhe përpunuar videon e regjistruar, si dhe të informojnë institucionet për këtë në rrugë diplomatike brenda një afati të arsyeshëm.