Lajme
Ushtria izraelite pesë orë afat banorëve të Gazës veriore që të shkojnë në jug
Demokracia
21:24 | 20 Nëntor 2023

Share:

GAZA- IDF po u kërkon banorëve të Gazës veriore që të lëvizin menjëherë në jug sot, duke dhënë një afat prej pesë orësh.

“Për banorët e lagjeve Jabalia, Al-Daraj Al-Tuffah dhe Al-Shuja’iya, ju bëjmë thirrje që të evakuoni menjëherë zonat tuaja të banuara në mënyrë që të ruani sigurinë tuaj, përmes rrugës Salah al-Din deri në orën katër, ora (16:00) e mbrëmjes për të arritur në jug të ëadi Gazës dhe në zonën humanitare,” thuhet në një postim në arabisht në llogarinë X të zëdhënësit të IDF, Avichay Adraee.

Sipas postimit, IDF tha se do të pezullonte aktivitetet ushtarake gjatë ditës, veçanërisht midis orës 10:00 dhe 14:00 pasdite për qëllime humanitare në zonën perëndimore të Rafahut deri në jug të Rripit të Gazës. IDF pohoi në postim se Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës veriore dhe po përpiqet të parandalojë civilët që të lëvizin në jug. Afati prej pesë orësh i IDF-së ka kaluar që atëherë.

Të ngjashme