Një kritik i ashpër i strategjisë ushtarake të Rusisë në Ukrainë ka thënë se dëshiron ta sfidojë Vladimir Putinin në zgjedhjet presidenciale në mars të vitit të ardhshëm, raporton BBC.
Igor Girkin, po ashtu i njohur si Igor Strelkov, ka luajtur rol kyç në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
Girkin është në burg duke pritur gjykimin për ekstremizëm, akuzë të cilën e mohon.
Ai thotë se e di se mund të mos lejohet të marrë pjesë, por shpreson që të pengojë këto “zgjedhje të rreme”.
Në një letër drejtuar përkrahësve, që është publikuar në “Telegram”, ai tha se “e kupton shumë mirë që në situatën aktuale në Rusi, pjesëmarrja në fushatë zgjedhore për zgjedhje presidenciale është si të ulesh në tryezë për të luajtur me letra të mprehta”.
Por, ai thotë se tentimi i tij për të bashkuar forcat patriotike do t’i prishë planet e Kremlinit për zgjedhjet “ku fituesi dihet paraprakisht”.