Lajme
Lukashenko: Bjellorusia i mbijetoi sanksioneve perëndimore
Demokracia
10:47 | 18 Nëntor 2023

Share:

Bjellorusia i ka rezistuar presionit të sanksioneve perëndimore dhe ka një treg për produktet e saj.

Kështu u shpreh të premten presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shkruan RIA Novosti.

“Ne mbijetuam. Kemi një vend për të shitur produktet tona, që është gjëja më e rëndësishme”, tha Lukashenko.

Ai shprehu besimin e tij se nëse ka një shitës dhe një blerës, atëherë asnjë sanksion nuk mund të pengojë dhe kujtoi se ai i ndaloi anëtarëve të qeverisë që të arsyetojnë rënien e treguesve me ndikimin e sanksioneve.

Të ngjashme