Sport
Shqipëria në epërsi ndaj Moldavisë, Evropiani shumë afër
Demokracia
18:32 | 17 Nëntor 2023

Share:

Shqipëria ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Moldavisë.

Sokol Cikalleshi shënoi golin e epërsisë për Shqipërinë në minutën e 25-të të takimit.

Ai realizoi nga penalltia, pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Taulant Seferit. Me këtë rezultat, Shqipëria siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ky ishte goli i parë i Cikalleshit në këtë cikël të kualifikimeve.

Në rast se Shqipëria fiton këtë ndeshje ose eventualisht merr një pikë, do të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Të ngjashme