Trupat ushtarake të Izraelit janë futur në objektin e spitalit Shifa në Gaza dhe po pretendojnë se kanë gjetur armatim të grupit të Hamasit.
Pamjet i kanë publikuar Forcat Mbrojtëse në rrjetin social X të mërkurën, ku shihen pako dhe çanta të mbushura me municione.
Sipas Izraelit, grupet terroriste të Hamasit kanë fshehur një pjesë të armatimit nëpër pajisjet për trajtimin e pacientëve, e një pjesë në dollapë të barnave.
Një pjesë e vendeve perëndimore i kanë bërë thirrje Izraelit “të ketë kujdes” me sulmet ndaj objekteve të civilëve dhe spitaleve ku trajtohen pacientët.
Mijëra persona kanë vdekur nga sulmet e ushtrisë izraelite në spitalet e Gazës.