SHBA-ja ka kryer sulme ajrore në Siri në bazat e përdorura nga Garda Revolucionare e Iraniane, ka thënë Pentagoni, raporton BBC.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se sulmet ishin si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme në bazat e SHBA-së në Irak dhe Siri nga luftëtarët e mbështetur nga Irani.
Raportohet për të paktën tetë të vdekur në mesin e luftëtarëve pro-Iran.
Është hera e tretë që nga 26 tetori që SHBA-ja ka kryer sulme ajrore.
Sulmet erdhën pas rritjes së tensioneve në rajon për shkak të luftës Izrael – Hamas.
Austin ka konfirmuar sulmet, duke thënë se janë kryer ndaj bazave në qytetet Albu Kamal dhe Mayadin në lindje të Sirisë.
Ai tha se u urdhëruan nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Petangoni nuk ka dhënë detaje për dëmet, por raportohet se tetë militantë pro-iranianë kanë humbur jetën.
Shtatë tjerë raportohet se janë lënduar. Shumica e viktimave janë shtetas jo-sirianë.